Flamingot përçajnë kupolën e Partisë Demokratike
5 November, 12:54Fokus
Një apartament është përfshirë nga zjarri mbrëmjen e kësaj të premteje në zonën e Yzberishtit në Tiranë.
Siç shihet dhe në pamjet e mëposhtme, flakët kanë përpirë gjithë katin e dytë të një pallati, ndërsa rrezikohen edhe banesat e tjera në godinës.
Ende nuk dihet nëse ka persona të lënduar. Dyshohet se shkaku i rënies së zjarrit ka qenë rrjedhja e gazit prej bombolës. Zjarrfikësja ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për shuarjen e flakëve.