Flamingot përçajnë kupolën e Partisë Demokratike
5 November, 12:54Fokus
Policia e Elbasanit ka arritur të identifikojë autorin e aksidentit me vdekje të regjistruar më 22 Dhjetor në vendin e quajtur “Ura e Zezë” në Papër të Elbasanit.
Burime bëjnë me dije se drejtuesi i mjetit, i cili ka përplasur për vdekje 60-vjeçarin Dalip Xhakoj nga fshati Vidhas, është larguar drejt Italisë menjëherë pas ngjarjes.
Poolicia në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan kanë punuar intensivisht duke arritur në zbardhjen e plotë të ngjarjes si edhe identifikim e autorit.
Kujtojmë se dhe për identifikimin e viktimës, policia kërkoi ndihmë e qytetarëve dhe zbulimi i identitetit të tij, u bë i mundur pas tre ditësh.