26-vjeçari bie nga lartësia e pallatit në ndërtim në Tiranë

23 May 2023, 16:58Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
26-vjeçari bie nga lartësia e pallatit në ndërtim në
Foto ilustruese

Një punëtor ka rënë nga lartësia e një pallati në ndërtim ditën e sotme në rrugën "Besnik Hidri" në Tiranë.

Autoritetet policore bëjnë me dije se bëhetë fjalë për shtetasin E. H., 26 vjeç, i cili dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga lartësia ku ishte duke punuar.

Si pasojë 26-vjeçari është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Kujtojmë se javën e shkuar ndërruan jetë dy punëtorë, pasi ranë nga lartësia e pallateve në ndërtim, një punëtor 60-vjeçar ra nga skela e pallatit në Vlorë, ndërsa në Tiranë u rrëzua nga skela një punëtor 50-vjeçar. 


Video