21 janari/ Dy vëllezërit e Hekuran Dedës thirren në SPAK

28 January 2025, 10:14Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
21 janari/ Dy vëllezërit e Hekuran Dedës thirren në SPAK
4 viktimat e 21-Janarit

SPAK po vijon marrjen në pyetje për hetimet mbi dosjen e 21 janarit.

Paraditen e sotme në SPAK janë paraqitur dy vëllezërit e Hekuran Dedës, një prej protestuesve që u vra nga plumbat e shtetit 21 janarin e 2011 gjatë qeverisjes së Sali Berishës.

Zabit dhe Agim Deda do të merren në pyetje nga prokurorët e posaçëm për atë ngjarje tragjike.

Më 21 janar u vranë Aleks Nika, Ziver Veizi, Hekuran Deda dhe Faik Myrtaj.


Video