Vrasje në zonën e Freskut në Tiranë, vëllai vret vëllanë pastaj veten

4 January 2024, 08:25Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Vrasje në zonën e Freskut në Tiranë, vëllai vret
Policia në vendngjarje

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në zonën e Freskut në Tiranë.

Mësohet se vëllai ka vrarë me armë zjarri vëllanë e më pas ka vrarë veten. 

Ende nuk dihen shkaqet e konfliktit.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 04.01.2023, në rrugën “Xhon Belushi”, te Fresku, shtetasi V. C., 63 vjeç, ka vrarë me armë zjarri vëllanë e tij, shtetasin L. C., 68 vjeç, dhe më pas ka vrarë veten.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

 


Video