Sulm me thikë në një stacion treni në Paris, tre të plagosur

3 February 2024, 09:28Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Sulm me thikë në një stacion treni në Paris, tre të

Panik në Paris, pasi një person sulmoi me thikë pasagjerët në stacionin e trenit Gare de Lyon. Të paktën tre persona kanë mbetur të plagosur, njëri në gjendje të rëndë, ndërsa autori është arrestuar.

Terrori përfshiu Parisin herët në mëngjesin e së shtunës, kur një burrë i paidentifikuar nisi një sulm me thikë duke plagosur të paktën tre persona në stacionin e trenit Gare de Lyon.

Motivet e sulmit nuk janë zbardhur, ndërsa policia po heton të gjitha pistat.

Njëri nga të plagosurit është në gjendje të rëndë, por jashtë rrezikut për jetën.

Sipas informacioneve, burri kishte si identifikim një patentë shoferi italian.


Video