Ajo që ka thënë Majko në Asamblenë e PS-së, është më e rëndë se ajo e “videove erotike”

17 Nëntor 2026, 19:01Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Ajo që ka thënë Majko në Asamblenë e PS-së,

Ditën e Asamblesë së Partisë Socialiste, u përhap me shpejtësi një deklaratë e Pandeli Majkos, për “1 mijë orë video erotike”.

Deklaratat e tij u bënë edhe emision madje.

Vetë Majko reagoi për herë të parë sot, duke thënë se nuk kaa folur kurrë për video erotike.

Ai tha se në Asamble ka folur për lidhjet e zyrtarëve socialistë,  me krimin e organizuar.

Dhe kjo është shumë më e rëndë, se sa videot erotike.

Se me seks, makimumi ndonjë vend pune trafikohet nga zyrtarët socialistë.

Ndërsa kur bashkëpunon me krimin e organizuar pastaj, kemi të bëjmë me një problem serioz.

Ndaj dhe deklarata e Majkos, nëse ka folur përtet për lidhjet e PS-së me krimin e organizuar, është shumë më e rëndë se ajo për videot me seks.

Sepse deri më sot, askush nga socialistët nuk ka guxuar të denoncojë lidhjet e PS-së me krimin e organizuar.

Të paktën jo publikisht.

Këtë e kanë bërë gazetarët dhe opozita, por asnjë nga PS.

Reagimi i sotëm i Majkos

“Po ndjek me humor “daullet” e mediave sipas të cilave në mbledhjen e fundit të asamblesë së PSSH jam “shqetësuar” për erotizmin dhe ndershmërinë e kolegëve të mij socialistë!

Në fakt, në fjalën time në asamblenë kombëtare kam folur për kontaktet e papershtatshme dhe diskretituese me krimin e organizuar!

Në mbledhje kërkova që këta njerëz duhet të largohen nga politika!

Në fjalën time përmenda veç një informacion publik për video të sekuestruara nga SPAK!

asnjë fjalë për “erotizmin” apo “videot e seksit”!

I vetmi gazetar që më pyeti për të konfirmuar deklarimet e mija ishte Muhamed Veliu!

Fevziut i pëlqeu më shumë “varianti me seks!”

Ky është ai momenti kur kupton se në vendin tonë për një person publik janë më të rënda “videot erotike” se sa kontaktet e papershtatshme dhe diskretituese me krimn e organizuar!!!

Ndjesë për zhgënjimin!

©Copyright Vox News

Ky artikull është ekskluziv i Vox News, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Vox News dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016


Video