A është profesionale dhe e aftë kjo polici, për protesta të dhunshme?

16 October 2026, 18:54Fokus SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

A është profesionale dhe e aftë kjo polici, për protesta

Dy video të rënda kanë shokuar rrjetin ditën e sotme.

Në videon e parë, një polic përplas me forcë në asfalt një të ri që ishte me duar në xhepa dhe që nuk e kishte mëndjen fare, jo më të ishte duke bërë ndonjë veprim të dhunshëm.

Veprimi i policit dhe kolegëve të tjerë, që pasi e përplasën të riun, duke rrezikuar dhe ta vrisnin, pasi mund të kishte çarë kokën përdhe, iu sulën duke e goditur me shkop gome, ngre pikëpyetje serioze jo vetëm mbi profesionalizmin e efektivëve, por mbi respektimin e së drejtës më themelore të qytetarit: integritetit fizik.

Në videon tjetër, një protestues teksa e merrnin zvarrë, e qëllonin në gju, duke u përpjekur t’ia thyenin atë.

Videot ishin aq të rënda, sad he vetë drejtori i Policisë dhe ministri i Brendshëm, u detyruan të reagonin dhe të pezullonin policët.

Ato në fakt, janë vetëm dy nga rastet e shumta të dhunës së pakuptimtë dhe të panevojshme të policisë.

Sepse është e vërtetë që Policia e ka për detyrë të mbrojë institucionet dhe shtetin, qoftë dhe me dhunë, por jo të sulmojë protestues me duar në xhepa, njerëz që kalojnë në rrugë, apo më keq akoma, të arrestojë pastaj, njerëz që s’kanë bërë asgjë.

Jo më kot, një ditë më parë, ish-drejtori i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, u shpreh i shokuar nga dhuna e Policisë.

Ai me të drejtë tha se sheh një Polici të çakorduar.

Sepse e tillë po sillet deri më tani.

Dhe kjo ngre pikëpyetje të mëdha, për aftësinë dhe profesionalizmin e saj për të përballuar situata të tilla.

Se nuk ka shpjegim tjetër.

Vetëm nëse kanë axhendë tjetër dhe po sillen qëllimisht ashtu, siç aludojnë teoritë konspirative!

©Copyright Vox News

Ky artikull është ekskluziv i Vox News, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Vox News dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016


Video