37-vjeçari godet me sende të forta prindërit, i ati në gjendje të rëndë

6 November 2026, 21:26Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

37-vjeçari godet me sende të forta prindërit, i ati në

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Rrushkull, në Manëz të Durrësit, ku një 37-vjeçar ka goditur me sende të forta prindërit e tij, përballë banesës.

Sipas njoftimit të Policisë, 37-vjeçari E. K., i cili ka probleme të shëndetit mendor, ka goditur babanë e tij, 72 vjeç, dhe nënën, 69 vjeçe.

Si pasojë e dhunës, të dy prindërit kanë mbetur të plagosur. Nëna ndodhet në Spitalin Rajonal të Durrësit, në gjendje të stabilizuar, ndërsa babai ka pësuar dëmtime në kokë dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ai është nisur drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për të marrë ndihmë më të specializuar mjekësore.

Shtetasi E. K. është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.


Video