VIDEO/ Momenti kur protestuesit qëllojnë komandantin e Policisë së Shkodrës. Sillet me urgjencë në Tiranë

15 October 2026, 16:17Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

VIDEO/ Momenti kur protestuesit qëllojnë komandantin e Policisë

Ky është momenti kur Fasli Rama, komandanti i Forcave të Rendit në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër, është qëlluar me një gur/tullë në kokë, gjatë protestës në kryeqendrën e veriut, përcjell newsbomb.al.

Ai ka qenë pas kordonit që po përballej me protestuesit dhe siç shihet nga këto pamje, një gur i hedhur në drejtim të efektivëve e ka kapur në pjesën e ballit duke i shkaktuar një plagë të rëndë.

Komandanti Fasli Rama është tërhequr nga efektivët e tjerë, të cilët e kanë parë të mbuluar nga gjaku në fytyrë dhe janë përpjekur t'i japin ndihmën e parë.

Ai është dërguar për ndihmën e parë në Spitalin Rajonal Shkodër dhe menjëherë mjekët kanë vendosur që komandanti Fasli Rama të dërgohej drejt Spitalit të Traumës, në Tiranë, sepse ka nevojë për mjekim të specializuar nga goditja në kokë.

 


Video