Ekskluzive - E mohoi para gazetarëve, por Vox News mëson se depu...
11 Nëntor, 11:01Fokus
Një situatë tejet e tensionuar është shënuar sot gjatë seancës plenare në Kuvend.
Deputeti i PD-së, Fidel Kreka fillimisht iu është afruar deputetëve të PS-së dhe ka nisur përplasja me fjalë, është parë ish-ministri Ervin Hoxha t’i afrohet, duke kërkuar që të qetësohet situata.
Më pas, Kreka i është kthyer këtij të fundit, duke e shtyrë me të dyja duart. Ashtu siç mund të shihni dhe në video, deputetët në parlament i janë drejtuar njëri-tjetrit me një gjuhë banale.
Në atë moment, situata ka agravuar, ku Hoxha ka tentuar t’i kthehet, por ka ndërhyrë menjëherë Garda, si dhe deputetët e tjerë.