Zbulohet plani për rrëmbimin e Kylian Mbappe

2 Shtator 2026, 17:40Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Kylian Mbappe

Një ngjarje tronditëse ka alarmuar autoritetet franceze. Një 18-vjeçar është arrestuar dhe akuzuar se ka qenë pjesë e një grupi kriminal që planifikonte rrëmbime dhe grabitje, ku në shënjestër ishte edhe ylli i futbollit Kylian Mbappe.

Sipas një raportimi ekskluziv të “Le Parisien”, i riu dyshohet se kishte lidhje me plane për të rrëmbyer 26 persona, mes tyre sipërmarrës të pasur, futbollistë dhe një reper.

Mbappe ishte një prej objektivave të grupit, i cili dyshohet se synonte ta sulmonte dhe grabiste gjatë qëndrimit të tij në Paris. Adresat e disa personave të famshëm thuhet se janë gjetur në telefonin e të dyshuarit.

I riu i arrestuar ka deklaruar para hetuesve se nuk ishte ai truri i këtij plani, por vepronte si ndërmjetës për një epror.

18-vjeçari është vendosur në paraburgim dhe izolim, ndërsa hetimet vijojnë për të zbardhur rolin e tij dhe të bashkëpunëtorëve në këto plane.


Video