Shtyu arbitrin, dënim spektakolar për sulmuesin serb: Mitrovic skualifikohet 8 ndeshje (VIDEO)

4 April 2023, 19:35Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Shtyu arbitrin, dënim spektakolar për sulmuesin serb: Mitrovic
Aleksandar Mitrovic

Çmenduria ndaj Manchester United i kushtoi shtrenjtë Aleksandar Mitrovic. Sulmuesi serb i Fulham u dënua me tetë ndeshje për shtyrjen e arbitrit Chris Kavanagh gjatë ndeshjes çerekfinale të FA Cup kundër Red Devils.

Fulham ishte në avantazh 1-0 para penalltisë, që provokoi përjashtimin e Willian dhe trajnerit Marco Silva, pasuar nga reagimi i Mitrovic. Tre kartona të kuq në 40 sekonda, me rikthimin e pashmangshëm të Manchester United, që triumfoi 3-1.

Sulmuesi i Fulham, Aleksandar Mitrovic e ka pësuar keq nga Disiplina. Tetë ndeshje pezullim për shtyrjen e arbitrit Kavanagh në ndeshjen e FA Cup kundër Manchester United.

“Pas seancës dëgjimore në lidhje me ndeshjen tonë të FA Cup me Manchester United muajin e kaluar, një komision rregullator i pavarur ka vendosur që: Aleksandar Mitrović do të pezullohet për gjithsej tetë ndeshje. Një prej të cilave ai tashmë e ka kryer. Serbi gjithashtu duhet të paguajë një gjobë prej 75 mijë paund”, deklaroi klubi i Fulham.

Ndeshja e parë e pezullimit është shlyer ndaj Bournemouth. Në finalen inkandeshente të Old Trafford, Fulham mbeti me 9 lojtarë, përveç Mitrovic, u përjashtuan edhe Willian dhe trajneri Marco Silva.

 


Video