Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Ndeshja mes Shqipërisë dhe Polonisë do të nisë me 1 minutë heshtje.
UEFA ka bërë me dije se të gjithë ndeshjet e mbrëmjes së sotme do të nderojnë viktimat dhe do të solidarizohen me Marokun pas tërmetit të frikshëm që goditi qytetin e Marakeshit.
Deri tani mbi 2 mijë viktima dhe mijëra të tjerë të plagosur është bilanci i tërmetit tragjik.
Komunikata e UEFA-s:
“Mendimet e futbollit evropian janë me njerëzit e Marokut në këto kohë të vështira. Viktimat e tërmetit tragjik në Marok do të përkujtohen në të gjitha ndeshjet e ardhshme të ekipeve kombëtare dhe klubeve”.