
Cristiano Ronaldo ka mbërritur në terrenin stërvitor të Manchester United për bisedime të mëtejshme me Erik ten Hag.
Superylli portugez u përjashtua nga skuadra e Djajve të Kuq për barazimin 1-1 ndaj Chelsea të shtunën mbrëma.
Kjo erdhi pasi 37-vjeçari refuzoi të futej në fushë nga bankina për përballjen e tyre kundër Tottenhamit javën e kaluar.
Më pas ai shkoi drejt tunelit para përfundimit të ndeshjes, aty ku United fitoi 2-0 në një rivali tejet të vështirë.
Ten Hag e detyroi Ronaldon të stërvitej i vetëm, përpara se ta përjashtonte për ndeshjen ndaj Chelseat në Stamford Bridge.
Ai u gjobit gjithashtu me dy paga javore, deri në 800 mijë euro, për shfaqjen publike të mosdisiplinës.
Ai mbërriti në kompleksin stërvitor të United Carrington të martën në mëngjes, ku do bisedojë për të ardhmen e tij.
Ronaldo vendosi të udhëtonte pak para orës 10 të mëngjesit me Cadillac Escalade – një dhuratë për ditëlindjen e 37-të nga e dashura Georgina Rodriguez me vlerë 200,000 euro.
Sipas SunSport ai do të përjashtohet edhe nga ndeshja ndaj Sherif Tiraspol nëse nuk tregon shenja pendimi për veprimet e tij.