Pse u bë 'virale' atletja polake me përshëndetjen e saj në Lojërat Olimpike? Ja shpjegimi

5 August 2024, 17:03Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Pse u bë 'virale' atletja polake me përshëndetjen e saj
Ewa Swoboda

Atletja polake Ewa Swoboda pushtoi internetin këtë fundjavë, pas përshëndetjes së saj të çuditshme gjatë garës 100 metra në Lojërat Olimpike të Parisit.

Video e saj teksa përshëndet me një dorë, dhe më pas kërkon ndjesë para kamerës dhe përshëndet me dorën tjetër, është parë me miliona herë në rrjetet sociale.

Njerëzit e habitur pyesin se çfarë ndodhi, teksa shumë prej tyre nuk e kuptojnë domethënien e gjestit.

Por mesa duket tashmë e ka një shpjegim.

Ewa ngriti dorën në formë përshëndetjeje nga krahu i djathtë, duke e vendosur ngjitur me kokën. Kjo është në fakt një përshëndetje që i rezervohet vetëm ushtarakëve, ndërsa civilët mund të përshëndesin me krahun e majtë.

Mesa duket, atletja e ka kuptuar këtë gabim dhe ka vendosur ta korrigjojë menjëherë.



Video