Epoka “Halili” te Tirana po shkon drejt fundit.
Tashmë aksionet e klubit “Bardheblu”, që janë në pronësi të Refik Halilit, janë zyrtarisht në shitje dhe brenda pak ditësh, mbyllet ankandi që do të dekretojë pronarin e ri të Tiranës me 66% të aksioneve.
Një zyrë përmbarimore ka bllokuar aksionet e familjes Halili në klub për shkak detyrimesh ndaj palëve të treta dhe tashmë i kanë nxjerr zyrtarisht në shitje ato, me ankandin që mbyllet më datë 22 prill, pra në mesjavën e ardhshme.

Bllokimi ka ardhur prej detyrimeve të shumta të ndryshme që ka në vite Tirana ndaj palëve të treta, të cilat kanë fituar gjyqe radhazi dhe tani presin vetëm zbatimin e vendimeve që po vonohen nga klubi bardheblu.
Si pasojë e gjyqeve të humbura me ish-lojtarët, Tirana kë të bllokuar edhe merkaton në FIFA të paktën deri në verën e vitit 2025 ndërsa për gjyqin e humbur me Orges Shehin, është kërcënuar me masa ndëshkimore nga Komisioni i Disiplinës.
Pjesa tjetër e aksioneve të Tiranës, 34%, vazhdojnë të jenë nën kontrollin e Bashkisë së Tiranës.