Juventus “allegrian”, vijon serinë e fitoreve dhe i afrohet kreut

7 January 2023, 20:21Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Juventus “allegrian”, vijon serinë e fitoreve dhe i afrohet
Festa e Juves

Juventusi po kalon një moment shumë të mirë në kampionat duke koleksionuar fitoren e 8 radhazi për t’iu afruar edhe më shumë kreut që mbahet nga Napoli.

Bardhezinjtë, ndonëse me shumë mungesa në formacion, kanë marrë një fitore minimale në shtëpi përballë Udinezes.

Tre pikët për vendasit u konfirmuan vetëm në minutën e 86 të takimit nga një gol i Danilos, pas një krosi të futur bukur në zonë nga Chiesa. Ky i fundit hyri në pjesën e dytë dhe ndryshoi rrjedhën e lojës, ndërsa Juvja ka marrë fitoren e tetë, pa ndonjë lojë të bukur, por cinike, ashtu siç i pëlqen dhe trajnerit Allegri.

Tashmë, Juventus renditet i dyti në Serie A, vetëm 4 pikë larg Napolit të vendit të parë.


Video