Franca zyrtarizon rinovimin me trajnerin Didier Deschamps deri në 2026-ën

7 January 2023, 14:59Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Franca zyrtarizon rinovimin me trajnerin Didier Deschamps deri në
Didier Deschamps

Zidane duhet të presë. Didier Deschamps ka rinovuar zyrtarisht kontratën me Francën deri në vitin 2026. Federata Franceze e Futbollit ka njoftuar vazhdimin e bashkëpunimit me trajnerin aktual.

Me Deschamps në krye, ‘gjelat’ fituan Botërorin e 2018-ës në Rusi dhe u shpallën nënkampione botë në Katar 2022, pas humbjes me penallti në finale ndaj Argjentinës.

Deschamps e ka marrë drejtimin e Francës në vitin 2012. Kontrata e tij përfundoi me Botërorin e Katarit, por menjëherë pas tij drejtuesit e Federatës franceze bënë të ditur se kishin arritur një akord për rinovimin. Tani gjithçka merr formë zyrtare, Deschamps do të jetë në drejtimin e Francës deri në Botërorin e radhës.

Muajt e fundit ishte folur shumë për Zinedine Zidane si pasues të Deschamps, por ecuria e mirë e skuadrës në Katar bëri që drejtuesit të vendosnin për të vazhduar me Deschamps.


Video