
Është hedhur në Në Nion të Zvicrës shorti për ndeshjet e ‘play off’-it në Ligën e Kombeve.
Pjesë e këtij shorti është edhe Kosova e cila u rendit në vendin e dytë në Grupin 2 të Ligës C të Ligës së Kombeve.
Dardanët kanë mundësi të ngjiten në Ligën B me anë të ‘play-off’-it, ku shorti i ka vendosur përballë Islandës.
‘Play-off’-et e Ligës B/C dhe ‘play-off’-et e Ligës A/B, si dhe çerekfinalet e Ligës A, në parim do të zhvillohen të gjitha të enjten më 20 dhe të dielën më 23 mars 2025.
ÇEREKFINALE
Holandë vs. Spanjë
Kroaci vs. Francë
Danimarkë vs. Portugali
Itali vs. Gjermani
Vazo 1: Spanjë, Gjermani, Portugali, Francë
Vazo 2: Itali, Holandë, Danimarkë, Kroaci
GJYSMËFINALE
Fituesi i ndeshjes Itali-Gjermani vs. Fituesi i ndeshjes Danimarkë-Portugali
Fituesi i ndeshjes Holandë-Spanjë vs. Fituesi i ndeshjes Kroaci-Francë
LIGA A/B
Turqi vs. Hungari
Ukrainë vs. Belgjikë
Austri vs. Serbi
Greqi vs. Skoci
Vazo 1: Skoci, Serbi, Hungari, Belgjikë
Vazo 2: Greqi, Austri, Turqi, Ukrainë
LIGA B/C
Kosovë vs. Islandë
Bullgari vs. Irlandë
Armeni vs. Gjeorgji
Sllovaki vs. Slloveni
Vazo 1: Slloveni, Gjeorgji, Islandë, Irlandë
Vazo 2: Sllovaki, Kosovë, Bullgari, Armeni
LIGA C/D
Gjibraltar vs. Letoni
Malta vs. Luksemburg
Vazo 1: Letoni, Luksemburg
Vazo 2: Maltë, Gjibraltar