Franca ‘paralajmërohet’ para ndeshjes me Marokun, arbitri argjentinas rekordmen për kartonët e kuq!

8 July 2026, 13:13Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Franca ‘paralajmërohet’ para ndeshjes me Marokun, arbitri

Do të jetë Facundo Tello arbitri që do të vendosë drejtësi në ndeshjen çerekfinale mes Francës dhe Marokut që do të luhet ditën e enjte dhe kjo ka tërhequr jo pak vëmendjen duke qenë se Blutë konsiderohen si një prej skuadrave të mundshme finaliste bashkë me Argjentinën.

Dhe kjo është një situatë inverse i asaj që u pa të martën kur sfida mes Argjentinës dhe Egjiptit u gjykua nga një arbitër francez, Letexier.

Në Argjentinë, jo pak persona shfaqën skepticizmin e tyre kur panë zgjedhjen e Letexier, si për faktin se ishte francez, ashtu edhe për faktin që fgjatë Benfica-Real Madrid aplikoi protokollin antiracizëm që më pas solli në ndëshkimin me 6 ndeshje pezullim të argjentinasit Gianluca Prestianni. Për ironi të fatit, paraqitja e Letexier u kritikua, por nga egjiptianët  që arritën deri aty sa të kërkonin përjashtimin e tij nga pjesa e mbetur e botërorit.

Ndërsa futbollistët francezë nga ana e tyre minimizojnë polemikat për Tellon. ‘Nuk duhet të na kapë paranoja-tha portieri i tretë i Francës, Robin Risser-nëse këta arbitra janë aty, është sepse janë në lartësinë e kompeticionit.

Sigurisht që Facundo Tello nuk i mungon karakteri për të menaxhuar atë që premton të jetë një ndeshje me intensitet të lartë.

Në karrierën e tij ai nuk ka hezituar të nxjerrë kartonin e kuq duke vendosur një rekord me 10 ndëshime me kartonë të kuq në një sfidë mes Boca Jr dhe Racing Club të 2022.

 


Video