Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Granit Xhaka ka çelur Bundesligën gjermane me një gol magjik nga jashtë zone në ndeshjen e parë të sezonit, që Bayer Leverkusen po luan përballë Borussia Monchegladbach.
Mesfushori shqiptar i Zvicrës lëshoi një predhë të vërtetë nga jashtë zone në minutën e 12-të, e cila përfundoi në trekëndëshin e portës së mbrojtur nga Omlin.
31-vjeçari i “Aspirinave” zgjodhi të mos festonte golin që çoi në ekstazë tifozët miq, në shenjë respekti për Gladbach-un, klubi nga ku bëri hapin e madh në karrierë duke u transferuar te Arsenali.
Në rast fitoreje, Leverkusen do të vijojë rekordin si klubi me më shumë ndeshje si të pamposhtur në historinë e Bundesligës.