Shpërthimi me dy viktima në Elbasan, ekspertët nisin vlerësimin e ndërtesës

5 November 2026, 10:50Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Shpërthimi me dy viktima në Elbasan, ekspertët nisin

Kanë mbërritur ekspertët e institutit të ndërtimit në pallatin në Elbasan, i cili një ditë më parë u dëmtua rëndë pas shpërthimit të një bombole gazi në një prej apartamenteve.

Ekspertët do të bëjnë vlerësimin e ndërtesës, në të cilën kati i katërt u shemb dhe ra në katin e tretë, por duke shkaktuar edhe shumë dëme të tjera në pjesë të ndryshme të ndërtesës.

Për fat të keq nga ky shpërthim, kanë humbur jetën dy banorë të këtij pallati, ndërsa disa të tjerë mbetën të asfiksuar.


Video