Protestat e dhunshme në Francë, Macron: Mirë kjo, por po dëgjojmë dhe budallallëqe nga liderët e huaj tani

21 October 2026, 17:02Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Protestat e dhunshme në Francë, Macron: Mirë kjo, por po

Presidenti francez Emmanuel Macron ka kritikuar ashpër disa liderë të huaj, duke i akuzuar se po shfrytëzojnë incidentet e fundit të dhunshme në Francë për interesa politike dhe elektorale.

Gjatë një konference për shtyp në Doha, ai paralajmëroi gjithashtu për rrezikun e manipulimit të informacionit dhe përhapjes së lajmeve të rreme.

Pa i përmendur drejtpërdrejt me emra, Macron iu referua presidentit amerikan Donald Trump dhe kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, duke shprehur pakënaqësinë për komentet e tyre lidhur me situatën në Francë.

Sipas raportimeve të medias franceze Le Figaro, kreu i shtetit denoncoi atë që e cilësoi si manipulim të informacionit nga jashtë, i cili, sipas tij, ka nxitur reagime të papranueshme nga disa figura politike ndërkombëtare.

“Pati manipulim të informacionit nga jashtë, gjë që çoi në komente të papranueshme dhe budallallëqe nga shumë njerëz, përfshirë liderë të huaj”, deklaroi Macron.


Video