
Aktivisti Arben Kola bëri thirrje sot nga protesta para Kryeministrisë, qytetarëve shqiptarë në SHBA të presin me protesta nesër Edi Ramën para selisë së OKB në Nju Jork.
Kola tha se institucionet shtetërore pas skandalit të Vlora Hysenit janë kthyer në “bordello”.
Sakaq, akuzoi ish-drejtoreshën e SHISH, se i ka shitur të dhënat sekrete të shqiptarëve te shërbimet serbe.
Arben Kola: Thirrje për qytetarët e SHBA nesër para OKB është thirrur një protestë, të jeni sa më shumë atje për të treguar djallit Ramoviç se nuk përfaqëson popullin shqiptar. Keni peshqesh edhe disa vezë. Ai njihet si një dhunues i grave në të kaluarën. Edhe sot në kabinetin e tij dhunon çdo femër që i shërben qeverisë. Të gjitha gratë i ka inkriminuar. Më gjeni një ministre që nuk është hajdute, ordinere, që nuk është baxhellë. Ndaj ka kthyer institucionet në bordello. Të gjitha institucionet, imagjinoni sekrete shtetëore. Zyra ku çdo shqiptar duhet të kishte besim, janë kthyer në bordello. Me Vlora Hysenin. Për ty fik radarin e shtetit, kush po pyet për hallet e miletit, për ty heq karrigen e mbretit, për ty i falem Krishtit e Muhamedit. Kjo është Vlora që i falet krimit, që ka shitur Shqipërinë te UDB. Të dhënat tona janë shitur. Nuk ka asnjë sekret për secilin prej jush. Nëse duan të klonojnë të dhënat, i klonojnë mund të heqin dhe para online. Ti japim shkelmin e fundit djallit Ramoviç. Studentët janë e ardhmja, duhet të zbresin në shesh për ti dhënë shkelmin Ramoviç.