Zgjedhjet e 6 Marsit, Prokuroria nis verifikimet për kandidatin e Bashës në Rrogozhinë

19 February 2022, 17:05Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Zgjedhjet e 6 Marsit, Prokuroria nis verifikimet për kandidatin e

Pas kërkesës së KQZ, Prokuroria e Përgjithshme ka nisur verifikimet për kandidatin e Partisë Demokratike në Rrogozhinë Ferdinand Saraçin.  i cili garon në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit nën siglën e Partisë Demokratike.

Vetë Saraçi, në formularin e dekriminalizmit ka deklaruar se ka qenë i dënuar në Itali për armëmbajtje pa leje.

Ky dënim është dhënë nga Gjykata e Chieti-t në Itali në 18 janar të vitit 1999 dhe ka marrë formë të prerë më 16 mars të po të njëjtit vit.

Në formular, ai është shprehur se është dënuar me 4 muaj burg dhe 100 mijë lireta gjobë për armëmbajtje pa leje në banesë, duke iu referuar ligjit Italian.

Saraçi ka treguar se ka ndryshuar edhe identitetin, nga Fredi në Ferdinand.Edhe pse dënimin e marrë në vendin fqinj Saraçi e kishte deklaruar, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e regjistroi për garën e 6 marsit.

Ai është kandidati i parë i këtyre zgjedhjeve të pjesshme për të cilin Prokuroria e Përgjithshme ka nisur hetimet, në kuadër të ligjit të dekriminalizimit.

Pritet që hetuesit t’i dërgojë Italisë letër-porosi për të marrë informacione shtesë për kandidatin demokrat të Rrogozhinës. Ndërsa në ditët në vijim, Saraçi do të paraqitet në Prokurorinë e Përgjithshme për të dhënë shenjat e gishtërinjve.

 

Zgjedhjet e 6 Marsit, Prokuroria nis verifikimet për kandidatin e

 


Video