
Florian Semani është emëruar zëvendësministër i Financave, vendimi është marrë sot në mbledhjen e Këshillit të Ministrave.
Po ashtu, në këtë mbledhje është vendosur lirimi nga detyra i Ermal Pacaj, drejtor i Përgjithshëm i Shërbimit të Provës.
Vendimet:
EMËRIM NË DETYRË
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Z. Florian Semani emërohet zëvendësministër i Financave.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
LIRIMIN NGA DETYRA TË DREJTORIT TË PËRGJITHSHËM TË SHËRBIMIT TË PROVËS
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 10, të ligjit nr.78/2020, “Për organizimin dhe funksionimin e Shërbimit të Provës”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Drejtësisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Z. Ermal Pacaj, drejtor i Përgjithshëm i Shërbimit të Provës, lirohet nga kjo detyrë.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.