Varhelyi shpjegon planin e rritjes: Është plan ambicioz, do dyfishojmë ekonomitë e vendeve të Ballkanit Perëndimor

29 February 2024, 10:29Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Varhelyi shpjegon planin e rritjes: Është plan ambicioz, do
Oliver Varhelyi

Komisioneri për Zgjerimin e Fqinjësinë, Oliver Varhelyi ka deklaruar gjatë fjalës në Samitin e Liderëve Perëndimor se Tirana është tashmë pikë takimi për gjithë rajonin.

Ai ka theksuar se plani i rritjes ekonomike është ambicioz dhe ka ngelur gjysma e kohës për të vënë në zbatim

Komisioneri për Zgjerimin, Oliver Varhelyi: BE duhet të ofrojë të gjitha përfitimet që sjell anëtarësimi, para se të bëheni pjesë e BE. Është plan ambicioz. Kemi gjysmën e kohës për ta vënë në zbatim, kemi besim të plotë se do të mund t’i merrni përfitimet që sjell ky plan.

Ajo që ju po shihni tani është shumë më shumë se ajo që do të kemi mundësi të shikojmë. Është shumë e qartë që tani për planin e rritjes, të gjitha vendet e kanë marrë në dorë. Por, rajoni duhet të ecë përpara vetë me shpejtësi, duhet të arrihen ato reforma që e bëjnë këtë plan funksional. Ju mund të bëheni pjesë e tregut, edhe para se të bëheni shtete anëtare.

19% e atyre që ofrohen në rajon, do të merren deri në vitin 2027. Jemi në fillimin e një ndryshimi rrënjësor dhe të shpejtë në Ballkanin Perëndimor.

Varhelyi tha se përveç 30 miliardë eurove, institucionet financiare të jepain edhe 6 miliardë euro të tjera.

"Dëshira e 3 është një dëshirë që e shpreh për institucionet financiare, përveç 30 miliardë euro kërkojmë të na jepni edhe 6 miliardë euro. 19 % që do të ofrohen do të merren deri në 2027. Këto para do të arrijnë nëse ju si institucionet financiare tregoheni të shpejtë. Jemi në fillimet e një ndryshimi rrënjësor.’- tha Varhelyi.


Video