Tre “elefantët” e politikës live: Kryeson Rama me 15 mijë ndjekës, Berisha me 2 mijë, Metën s’e ndjek as PL me 80 veta

11 May 2023, 22:18Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Tre “elefantët” e politikës live: Kryeson Rama me 15
Berisha, Rama dhe Meta

Tre liderët kryesorë të politikës, Edi Rama, Sali Berisha dhe Ilir Meeta janë “përplasur” sonte edhe live në media të ndryshme.

Kështu, kryeministri Edi Rama është te “Opinioni” i Blendi Fevziut, Sali Berisha në “Top Story” të Grida Dumës, ndërsa Ilir Meta në “Real Story” në Report Tv. Të tre i kanë postuar emisionet në faqet e tyre në rrjetet sociale.

E duke qenë se tema ishte për zgjedhjet e së dielës, Rama ka fituar bindshëm betejën e audiencës online.

Ai është ndjekur nga mbi 15 mijë ndjekës, shumë larg Berisha me 2 mijë ndjekës. Por shifra qesharake është e Ilir Metës. E kanë ndjekur vetëm 80 veta. Ose partia e tij e Lirisë nuk e ndjek kryetarin e saj (nuk i beson ndoshta) ose ndoshta kaq është dhe fuqia e kësaj partie.

Tre “elefantët” e politikës live: Kryeson Rama me 15Tre “elefantët” e politikës live: Kryeson Rama me 15Tre “elefantët” e politikës live: Kryeson Rama me 15



Video