Tragjeditë në SHBA e Mal të Zi, reagon Ministria e Jashtme: Zemërthyer për aktet e pakuptimta të dhunës

2 January 2025, 15:19Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Tragjeditë në SHBA e Mal të Zi, reagon Ministria e Jashtme:
Ministria e Jashtme

Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme ka reaguar lidhur me masakrën në Cetinjë të Malit të Zi, ku mbetën të vrarë 12 persona dhe u vetëvra autori i ngjarjes, si dhe sulmin terrorist në New Orleans të SHBA-ve, ku mbetën të vdekur 15 persona.

“Zemërthyer për tragjeditë me humbje jetësh në Mal të Zi afër Cetinjes dhe në SHBA, në New Orleans.  Ngushëllimet tona më të thella shkojnë për miqtë malazezë dhe amerikanë dhe për familjet e të gjitha viktimave.

Shërim të shpejtë të gjithë të lënduarve dhe shprehim solidaritetin tonë me komunitetet e prekura nga këto akte të pakuptimta dhune, duke shpresuar për qëndrueshmëri dhe unitet përballë një dhimbjeje të tillë”,-thuhet në reagimin e ministrisë.


Video