Siria njohu Kosovën, presidenti Begaj: Mbështetën paqen dhe stabilitetin në Ballkan

29 October 2025, 19:23Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Siria njohu Kosovën, presidenti Begaj: Mbështetën paqen dhe

Presidenti Bajram Begaj ka reaguar pas njohjes zyrtare nga Siria të pavarësisë së Kosovës.

Lajmi u bë me dije nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e cila tha se vendimi ishte arritur dhe me ndërmjetësimin e Arabisë Saudite.

Begaj e përshëndet këtë vendim dhe thotë se Siria zgjodhi të mbështesë paqen dhe stabilitetin në Ballkan.

Mesazhi i Begajt:

Republika Arabe e Sirisë njohu sot zyrtarisht pavarësinë dhe sovranitetin e Republikës së Kosovës.

Me këtë vendim, Siria mbështeti shtetin e Kosovës dhe paqen e stabilitetin në Ballkan.

Faleminderit të gjithë atyre që e mundësuan këtë njohje!


Video