“Rreziku për prova është zero”, Ndreca: Veliaj mbahet në burg në mënyrë "kokëfortë"

25 March 2026, 13:39Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“Rreziku për prova është zero”, Ndreca: Veliaj mbahet
Avokati Plarent Ndreca

Avokati Plarent Ndreca ngriti pikëpyetje të forta mbi vijimin e arrestit për Erion Veliaj, duke theksuar se nuk ekziston më asnjë rrezik për prishjen e provave.

Përballë Fiori Dardhës në emisionin Breaking në Top News, ai u shpreh se mbajtja në burg është e pajustifikuar, pasi çështja ka kaluar në fazën e gjykimit.

“Rrezikshmëria për të prishur provat është afër zeros… sepse për sa kohë është mbyllur hetimi dhe tani jemi në gjykim themeli.”

Ndreca theksoi se provat tashmë janë mbledhur:

“Provat janë mbledhur dhe prokuroria është bërë gati për të provuar akuzën në gjykatë.”

Pavarësisht kësaj, ai theksoi se masa e arrestit vijon:

“Mbajtja e zotit Veliaj në arrest në mënyrë kokëfortë… duket sikur është një taktikë për të mos i dhënë zë dhe për t’i hequr të drejtën për të komunikuar me publikun dhe për të mos ushtruar detyrën e tij të mandatuar”

Ai shtoi gjithashtu se kjo situatë bëhet edhe më problematike duke qenë se Veliaj është në detyrë:

“Mbajtja e tij për një afat të tejzgjatur kur jemi në gjykim themeli… është një nga elementët më të rëndësishëm të kësaj çështjeje”.

 


Video