Rama: Çorba e rublave u gatua në Tiranë

12 November 2022, 10:30Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Rama: Çorba e rublave u gatua në Tiranë

Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë në llogarinë e tij në Twitter dokumentete dhe fotot që më herët i ka bërë publike sot Taulant Balla.

Sipas tyre, më 17 dhjetor 2010, vetëm një muaj para miratimit të Rezolutës kundër Kosovës, Sali Berisha është takuar me të besuarin e Vladimir Putin.

“Një muaj përpara bashkimit të duarve për t’i ngulur thikën pas shpine Kosovës dhe Shqipërisë në Strasburg, Çorba e Rublave është gatuar në Tiranë gjatë një vizite të përfaqësuesit të Putinit, e vlerësuar “shumë e rëndësishme” nga zyra e vulëhumburit tanimë të damkosur: NonGrata”, shkruan Rama.

Në atë kohë, Sali Berisha ka qenë kryeministër i Shqipërisë dhe siç shihet dhe nga foto, bashkë me Oerd Bylykbashin dhe stafine  tij, kanë pritur në Tiranë Konstantin Kosachev, kryetarin e Komisionit të Jashtëm të Dumës Shtetërore Ruse.


Video