Rama dhe Yuri Kim në "shënjestër" të snajperit, çfarë po paralajmërojnë hakerat iranianë?

11 November 2022, 20:14Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Rama dhe Yuri Kim në "shënjestër" të snajperit,
Rama dhe Yuri Kim

Grupi i hakerave iranianë, të ashtuquajtur "Homeland Justice" kanë publikuar ditën e sotme në Telegram një fotografi nga një takim i kryeministri Edi Rama me ambasadoren e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim.

Fotoja është e modifikuar duke i vendosur Ramën dhe ambasadoren Kim në "shënjestrën" e një snajperi. Mbetet enigmë se çfarë mesazhi duan të japin hakerat, pasi nuk kanë shkrojtur asgjë tjetër përveç fotos.

Ndoshta mund të ketë të bëjë me nxjerrjen e ndonjë materiali sensitiv që ka të bëjë me Ramën dhe ambasadoren amerikane.

Kujtojmë se ky grup, për shkak të sulmeve kibernetike ndaj instiucioneve shqiptare, ka arritur të marrë shumë materiale sensitive, të cilat po i publikojnë pjesë-pjesë.

Qeveria ka mohuar që hakerat të kenë marrë informacione me rëndësi, por publikimet e tyre të vazhdueshme tregojnë se ata kanë marrë të dhëna mjaft të dëmhsme për shtetin.

Rama dhe Yuri Kim në "shënjestër" të snajperit,


Video