Rama bën ndryshime në Qeveri

6 May 2026, 20:39Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Rama bën ndryshime në Qeveri
Godina e Kryeministrise

Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave janë miratuar edhe dy ndryshime në qeveri, në nivel zv.ministrash.

Tana Kika është emëruar zëvendësministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.

Nga ana tjetër, Blerta Rama, zëvendësministër i Ekonomisë dhe Inovacionit, është liruar nga kjo detyrë.

Ndryshimet janë bërë me propozim të kryeministrit Edi Rama dhe do të hyjnë në fuqi pas botimit të vendimit të Qeverisë në Fletoren Zyrtare.

 

 


Video