Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus

Idriz Haxhiaj është emëruar sot drejtor i përkohshëm i Agjencisë së Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara, pas dorëheqjes së Adrian Konit.
Prezantimi i Haxhiajt është bërë ditën e sotme në Ministrinë e Brendshme, në prani edhe të punonjësve të kësaj agjencie.
Ai do të drejtojë përkohësisht Agjencinë, deri në përzgjedhjen e drejtuesit të ri, i cili do të dalë nga një proces i hapur konkurrimi, sipas parashikimeve të ligjit “Për nëpunësin civil”.
Haxhiaj mban aktualisht detyrën e Drejtorit të Politikave të Rendit dhe Sigurisë Publike në Ministrinë e Brendshme.
