“Po si thanë, iku kjo punë, vate kjo punë, nuk ka më negociata” - Rama ndan videon nga Brukseli

14 July 2026, 22:38Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

“Po si thanë, iku kjo punë, vate kjo punë, nuk ka më

“Po si thanë, iku kjo punë, vate kjo punë, nuk ka më

Shqipëria zhvilloi sot në Bruksel Konferencën e IX Ndërqeveritare me Bashkimin Europian, në kuadër të procesit të negociatave për anëtarësim. Teksa gjatë një konference u zyrtarizua mbyllja e negociatave për tre kapituj: Kapitulli 25, Kërkimi Shkencor, Kapitulli 26,  Arsimi dhe Kultura dhe Kapitulli 31, Marrëdhëniet me Jashtë.

Pas mbylljes së konferencës, Rama ka postuar një video-mesazh bashkë me delegacionin e marrë nga Shqipëria, në Bruksel.

Kryeministri krahë videos ka shkruar “Nga Brukseli, me dashuri”, teksa gjatë saj shprehet:  

“Po si thanë “Iku kjo punë, vate kjo punë, nuk ka më negociata”,  por në fakt, jo vetëm ka negociata por u mbyllën tre kapitujt e parë.

Pra filloi numërimi mbrapsht, mbyllja e kapitujve dhe ne duan s’duan ata që s’duan do t’i mbyllim të gjtithë kapitujt deri në 2027”


Video