Petro Koçi “shpërthen” ndaj Zegjine Çaushit: Nuk është ky imazhi i PS-së!

23 June 2025, 10:36Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Petro Koçi “shpërthen” ndaj Zegjine Çaushit: Nuk
Zegjine Çaushi/ Petro Koçi

Deputeti socialist në largim, Petro Koçi, ka komentuar për herë të parë publikisht stilin e disa prej deputetëve të rinj të Partisë Socialiste, të dalë nga zgjedhjet e 11 majit, duke i konsideruar disa sjellje të tyre si të papërshtatshme për imazhin e partisë.

I ftuar në A2, Koçi u ndal veçanërisht te rasti i Zegjine Çaushit në Qarkun e Fierit, e cila u bë virale në rrjetet sociale për videot thumbuese ndaj, Gazment Bardhit.

“Ajo ka bërë një gjë që është e ekzagjeruar dhe është një shpërdorim personaliteti në një përmasë që mendoj se nuk duhet të përsëritet më. Nuk është ky imazhi i PS-së. PS-ja është një parti serioze,” u shpreh Koçi.

Sipas tij, ndonëse rrjetet sociale kanë fituar shumë terren në komunikimin politik, mënyra se si përfaqësuesit publikë sillen në to nuk duhet të kompromentojë seriozitetin dhe imazhin e ekipit.

“Nuk mendoj se kjo duhet të jetë linja e fushatës së PS-së. Sot vendos shumë rrjeti social, padyshim, por duhen bërë gjërat më ndryshe,” tha ai.

I pyetur nëse të rinjtë që dolën nga zgjedhjet e fundit janë e ardhmja e PS-së, Koçi tha se kjo do të varet nga rruga që ndjekin dhe nga stërvitja politike që marrin.

“Si brez janë e ardhmja, por si persona do të varet. Disa prej tyre do të jenë vërtet talente sepse edhe do të stërviten dhe kaliten,” përfundoi ai.


Video