Drejtori i Drejtorisë së Tatimeve, Ceno Klosi është duke ngrënë darkë private me zv/kryeministren, Belinda Ballukun në një prej restorante luksoze të Tiranës.
Pyetja për Ceno Klosin është se sa është fatura që paguan çdo muaj Ballukun që ta mbajë në pozicionin e Drejtorit të Drejtorisë së Tatimeve?
A po bisedohet në këtë darke mos pranimi i Ervin Metës si ministër? Apo klanet brenda PS janë duke ndarë tortën?

Shumë pikëpyetje mbi këtë darke misterioze, kur dihet që Klosi, darka të tilla nuk ka pas ngrënë me ministren e linjës.
Kujtojmë këtu se çuni i tezez së Ceno Klosit është Drejtor i ujësjellësit në Durrës, Spartak Kovaçi. Gjithashtu kompania e babait burrit të tezes së Klosit, ‘Adriatik 1’, meret me punime ujësjellësash.
Në korridoret e ministrisë së financave thuhej prej kohësh se drejtori i Drejtorisë së Tatimeve, Ceno Klosi ishte në shërbim të Ballukut dhe nuk i bindej ministres, Delina Ibrahimaj.
Disa kohë më parë portali i gazetarit, Baton Haxhiu këmbëngulte se Delina Ibrahimaj është shkarkuar nga pozita e ministres së Financave dhe Ekonomisë, si pasojë e konfliktit me zëvendës-kryeministren, Belinda Balluku.