Plani i Rritjes i BE, Marta Kos: Urime Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, janë të parat që përfitojnë

24 March 2025, 18:33Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Plani i Rritjes i BE, Marta Kos: Urime Shqipërisë dhe Maqedonisë
Marta Kos

Komisionerja e Zgjerimit, Marta Kos ka uruar Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për përshpejtimin e procesit në marrjen e fondeve të parafinancimit.

Të dy vendet bëhen të parat shtete në Ballkanin Perëndimor që marrin fondet e parafinancimit sipas Planit të Rritjes.

Në një postim në “X”, Kos shprehet se duhet të nxisë zbatimin e reformave kyçe për të nxitur rritjen, për të përmirësuar jetën e qytetarëve dhe për t’i sjellë vendet më afër BE-së.

“Urime Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë për vendosjen e ritmit në Ballkanin Perëndimor për të marrë parafinancim sipas Planit të Rritjes! Kjo duhet të nxisë zbatimin e reformave kyçe për të nxitur rritjen, për të përmirësuar jetën e qytetarëve dhe për t’i sjellë vendet më afër BE-së”, shkruan Marta Kos.

 


Video