Ministri i Jashtëm turk, vizitë zyrtare në Shqipëri

28 January 2024, 15:57Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ministri i Jashtëm turk, vizitë zyrtare në Shqipëri
Ministri i Jashtëm turk Hakan Fidan

Ministri i Jashtëm turk do të nisë të dielën turneun e tij zyrtar katërditor në Shqipëri, Bullgari dhe Rumani, raportojnë mediat turke duke cituar burime diplomatike.

Hakan Fidan do të takohet me homologët e tij për të diskutuar "marrëdhëniet dypalëshe si dhe zhvillimet aktuale rajonale dhe globale", shtuan burimet e Anadolu Ajansi.

Gjatë vizitës së tij, ministri i Jashtëm do të takohet edhe me biznesmenë turq dhe përfaqësues të komuniteteve turke në këto vende.


Video