Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka urdhëruar anëtarët e partisë së tij dhe ata të kryesisë që brenda datës 23 maj të kenë të përfunduar analizën për rezultatin e marrë në zgjedhjet e 11 majit.
Meta kërkon verifikimin e punës dhe rolin e të gjithë anëtarëve gjatë ditës së votimit dhe numërimit të votave në ditët pasardhëse.
Një kërkesë e veçantë është dhe për të ngarkuarin me punë për diasporën, për kontaktet që ai ka pasur dhe a janë pasqyruar votat që priteshin në rezultatin përfundimtar.
Këto analiza do t’i dorëzohet zyrtarëve të PL, Edmond Haxhinasto, Tedi Blushi dhe Rexhep Ballmi dhe të gjitha do të shqyrtohen në mbledhjen e kryesisë më 1 qershor.
