Mediat e huaja raportojnë për Metën: Ish-presidenti shqiptar akuzohet për korrupsion dhe pastrim parash

27 May 2025, 18:26Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Mediat e huaja raportojnë për Metën: Ish-presidenti shqiptar

Mediat e huaja kanë raportuar lajmin për marrjen zyrtarisht të pandehur të ish-presidentit Ilir Meta.

Nga Associated Press, te mediat amerikane e deri te ato australiane, është raportuar lajmi i komunikimit të akuzave për Metën konkretisht pastrim parash, korrupsion dhe fshehje pasurie.

“Akuzat iu komunikuan Metës në një raport prej 192 faqesh nga prokurorët antikorrupsion, u tha gazetarëve avokati Kujtim Cakrani. Prokurorët i përkasin Strukturës Speciale Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ose SPAK, e cila merret me çështjet që përfshijnë zyrtarë të lartë politikë dhe shtetërorë”, shkruajnë gazetat e huaja.


Video