Mbani të qeshurat dhe shikoni banjot alla stil Benet Beci në shkollën "Ndre Mjeda" në Shkodër

5 September 2025, 16:23Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Mbani të qeshurat dhe shikoni banjot alla stil Benet Beci në
Benet Beci në shkollën "Ndre Mjeda"

Kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Benet Becil ka inspektuar pak ditë më parë rikonstruksionin e shkollës “Ndre Mjeda”.

Ai ka shpërndarë disa fotografi nga ambientet e brendshme të shkollës, por ajo që ka tërhequr vëmendjen janë ambientet e banjove.

Tualetet ndonëse të reja, janë kolektive dhe nuk kanë ndarje nga njëra tjetra. Nuk dihet nëse rikonstruksioni parashikon ndarjen e tualeteve, por nëse ato do të qëndronin kështu siç janë tani, më shumë se qesharake do të ishte një skandal, pasi nxënësit do të detyroheshin të kryenin nevojat duke parë njëri tjetrin.

Mbani të qeshurat dhe shikoni banjot alla stil Benet Beci në

Kjo është theksuar edhe nga komentuesit, të cilët thonë se diçka e tillë është e papranueshme.

Mbani të qeshurat dhe shikoni banjot alla stil Benet Beci në



Video