Kuvendi rikthehet në punë të martën! Miratohet rendi i ditës

4 September 2026, 17:31Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Kuvendi rikthehet në punë të martën! Miratohet rendi i

Pas më shumë se gjashtë javësh, Kuvendi do të rikthehet në punë të martën e 8 shtatorit. Këtë të premte kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, ka thirrur deputetët në seancën e parë plenare publike pas përfundimit të pushimeve verore

Ndërkohë është publik edhe rendi i ditës, ku fillimisht do të jetë çelja e sesionit të III-të të Legjislaturës së XI-të të Kuvendit të Shqipërisë, miratimi i procesverbaleve të së seancës se 27 korrikut dhe në fund do të paraqiten projektligjet e propozuara nga deputetët.

Seanca e parë plenare do të ketë tri pika kryesore në rendin e ditës:

-Hapja e punimeve: Çelja zyrtare e sesionit të III-të të Legjislaturës së XI-të të Kuvendit të Shqipërisë, mbështetur në nenin 74, pika 1 të Kushtetutës dhe rregulloren e parlamentit.

-Miratimi i procesverbaleve: Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbaleve nga seanca e fundit plenare e zhvilluar më 27 korrik 2026.

-Njoftimet zyrtare: Paraqitja e njoftimeve mbi projektligjet e depozituara dhe nismat e reja parlamentare.

Kuvendi rikthehet në punë të martën! Miratohet rendi i


Video