Kujtim Gjuzi tregon për VoxNews pse u thirr në SPAK: Gjatë fushatës kërkohet...

8 May 2023, 20:06Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Kujtim Gjuzi  tregon për VoxNews pse u thirr në SPAK: Gjatë
Ne foto: Ish-deputeti dhe kreu i Partisë Konservatore, Kujtim Gjuzi

Ish-deputeti dhe kreu i Partisë Konservatore, Kujtim Gjuzi, u paraqit në SPAK paraditen e së hënës. 

Në një prononcim për mediat pasi doli nga Prokuroria e Posaçme, Gjuzi refuzoi të tregonte se për çfarë ishte thirrur, por theksoi se më rëndësi është që shteti i së drejtës funksionon.

VoxNews kontaktoi me ish-deputetin Gjuzi dhe ai u shpreh se shteti i së drejtës duhet të funksionoj dhe se ai ka respektuar ftesën e ardhur nga oficeret BKH, SPAK.

“Si person ne dijeni per diçka kofidente nen hetim te dikuj tjeter. Shteti i se drejtes duhet te funksionoj une respektova ftesen ardhur nga oficeret BKH SPAK por ...... ftesa zyrtare te kesaj natyre nuk duhet te behen me sms por zyrtarisht me dokument protokoll. Pra gjate fushates kerkohet me teper kujdes sepse une e konsideroj dhe mund ta perdor si intimidim pushtetesh”, tha Gjuzi për VoxNews.


Video