KAS gjobit 15 kryebashkiakë të PS dhe “fal” 5 të tjerë (EMRAT+ARSYEJA)

8 May 2023, 18:04Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
KAS gjobit 15 kryebashkiakë të PS dhe “fal” 5 të
Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) ka pranuar kërkesën e Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi për të gjobitur kryebashkiakët që kanë përdorur rrjetet sociale të Bashkisë për fushatën elektorale për zgjedhjet lokale të 14 Majit.

Gjoba u shumëfishua nga 3 mijë lekë që kërkoi Celibashi në 100 mijë lekë për 15 kryebashkiakë ku konstatoi shkeljet e pretenduara, ndërsa për 5 kryetar bashkie të tjerë, vendosi rrëzimin e kërkesës.

Kryebashkiakët e gjobitur:

Arif Tafani, Kryetar i Bashkisë Belsh

Andi Salla, Kryetar i Bashksë Cërrik

Armando Subashi, Kryetar i Bashkisë Fier

Gledian Llatja, Kryetar i Bashkisë Elbasan

Redjan Krali, Kryetar i Bashkisë Kavajë

Klement Ndoni, Kryetar i Bashkisë Këlcyrë

Erion Isai, Kryetar i Bashkisë Kolonjë

Safet Gjici, Kryetar i Bashkisë Kukës

Pjerin Ndreu, Kryetar i Bashkisë Lezhë

Eriselda Sefa, Kryetare e Bashkisë Lushnjë

Qerim Ismailaj, Kryetar i Bashkisë Mallakastër

Nuri Belba, Kryetar i Bashkisë Përrenjas

Pali Kolevski, Kryetar i Bashkisë Pustec

Majlinda Bufi, Kryetare e Bashkisë Roskovec

Elton Arbana, Kryetar i Bashkisë Shijak

Kryebashkiakët që nuk u gjobitën:

Klodian Taçe, Kryetar për Bashkinë Gramsh

Lefter Alla, Kryetar për Bashkinë Bulqizë;

Shuaip Beqiri, Kryetar për Bashkinë Konispol;

Kastriot Gurra, Kryetar për Bashkinë Librazhd;

Blerim Shera Kryetar për Bashkinë e Vorës


Video