Ka lindur në Sofje! Kush është deputetja Brunilda Mersini që Edi Rama i besoi Vlorën, kush do ta zëvendësojë në Parlament

7 October 2025, 19:08Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ka lindur në Sofje! Kush është deputetja Brunilda Mersini që
Brunilda Mersini dhe Briseida Cakerri qe do ta zevendesoje ne Parlament

Për herë të parë, në garën për bashkinë e Vlorës, Partia Socialiste ia ka besuar një gruaje.

Në zgjedhjet e pjesshme të 9 nëntorit, Brunilda Mersini do të jetë kandidatja e PS në Vlorë, duke lënë kështu mandatin e deputetes që e fitoi në 11 Maj.

Mersinit i zgjati vetëm një muaj mandati i deputetes.

Në Kuvend, karrigen e saj e merr Briseida Cakerri.

Vendin e saj në Kuvend pritet ta marrë Briseida Cakerri, e cila renditej pas Mersinit në 11 maj.

Që nga 1912, në Vlorë ka pasur 24 kryetarë bashkie, të gjithë burra, e kjo është hera e parë që i besohet gara për drejtimin e këtij qyteti një zonje.

Brunilda Mersini ka qenë drejtuese e Spitalit Rajonal Vlorë dhe me profesion mjeke obstetër gjinekologe.

Ajo është edhe pedagoge në Universitetin “Zoja e Këshillit të Mirë”.

Interesante është se në CV e saj bie në sy se Mersini ka lindur në Sofie të Bullgarisë.

 

 


Video