Berisha: Rama shfrytëzon gjakun e një gjyqtari për të kaluar kodin e narko-diktaturës

7 October 2025, 13:07Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Berisha: Rama shfrytëzon gjakun e një gjyqtari për të
Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar ashpër ndaj vrasjes së gjyqtarit të Apelit, Astrit Kalaja, ndërsa ka akuzuar për gjendjen e sistemit të drejtësisë, kryeministrin Rama.

Ai tha se Rama po shfrytëzon vrasjen e gjyqtarit për të ndryshuar kodin penal. Mes të tjerash ai tha se asnjë ministër nuk mban përgjegjësi.

“Po të kishte përgjegjësi, dhe minimumi i saj, ngjarja nuk mund të ndodhte kurrë në sallën e Gjykatës së Apelit. Por se nuk ka asnjë përgjegjës dhe nuk mban askush përgjegjësi. Rama duro thotë fajin e ka kodi penal. Ai kod që dënon dënimet nga më të mëdha.

Ministrat apo pseudo ministra thonë në kor; fajin e ka arma pa leje. Më njerëz të shpifur se këta nuk ka.

Këta turpërojnë, fshat qytet, e fis, këdo. Këta janë se si e si të vrapojnë! Kjo është përpjekje e Ramës për të nxjerrë, për të kaluar kodin Rakipi.

Duan të kalojnë kodin e Narko-Diktaturës. Shfrytëzon gjakun e një gjyqtari për të kaluar kodin e Narko-diktatorës. Kush e pengon dedektorin? Kush pengo rojet, që të ketë roje salla e gjyqit? I pengon korrupsioni. Falimentimin e sistemit të drejtësisë po e justifikon Edi Rama.”, tha ai.


Video