Flamingot përçajnë kupolën e Partisë Demokratike
5 November, 12:54Fokus
Një tjetër incident është regjistruar në Elbasan gjatë procesit zgjedhor.
Burime bëjnë me dije se në qendrën e votimit nr. 2361 në shkollën profesionale "Ali Myftiu", sekretarja ka marrë një listë numrash të zgjedhësve, fletë këto të cilat i ka grisur kryetarja e komisionit, Irena Tola.
Mësohet se sekretarja mbante shënim kodet e zgjedhësve, me pretendimin se i duheshin.
Procesi i votimit është pezulluar aktualisht në këtë qendër votimi.